Berisha denoncon: Balluku shpërndau këtë javë 400 mln lekë të reja pagesa paaftësie

0
114

Kryedemokrati Sali Berisha ka marrë pjesë ditën e sotme në një takim elektoral në Prrenjas ku ka prezantuar kandidaten e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Berisha akuzoi drejtpërdrejtë ministren Balluku, duke thënë se së bashku me kryeministrin Rama ndërtojnë rrugë në fushë me 24 milionë euro për kilometër në një kohë kur në Evropë ndërtohet me 3 milionë.

Buxheti i vitit 2022 ishte 5 miliardë euro, në vitin 2013 ishte 3 miliardë euro sepse kishim taksat në gjysmën e atyre që janë sot. Ku shkojnë sot paratë? Të gjitha vidhen. Deri në 90% e parave që shpallen për punë publike vidhen. Nuk ka vend në botë që të ndërtojë autostradën në fushë me 24 milionë euro. Gjermania, Austria, Suedi ndërtojnë me deri në 3 milionë euro, kurse Rama-Balluku ndërtojnë me 24 milionë euro dhe vjedhin”, shprehet Berisha.

Ai shtoi më tej se Balluku “u thotë shoqeve mua më pëlqen lluksi dhe më thërrisni Belinda Lluksi”, ndërsa vijoi duke thënë se zëvendës kryeministrja ka përdorur 220 mijë euro për “lluksin e zyrës së saj”.

Berisha vijoi denoncimin duke thënë se vetëm javën e fundit ajo ka shpërndare 400 milionë lekë të reja pagesa paaftësie në qarkun e Dibrës, ndërsa shtoi se ndërkohë Rama e ngarkon këtë të fundit si “kryekujdestaren e votës së lirë”.

Ndërtojnë shkollat me 6 milionë euro në një kohë kur kushtojnë 700 mijë euro në Evropë. Kurrë nuk ka patur vendi pushtues që të vjedhë në mënyrë si këta. Janë lëshuar si lukuni për të blerë vota dhe në krye të kësaj qëndron Belinda Lluksi. Mbesa e Beqir Ballukut u thotë shoqeve mua më pëlqen lluksi dhe më thërrisni Belinda Lluksi. Përdori 220 mijë euro për lluksin e zyrës. Kur porosiste biftekun 1000 dollarë. Vetëm këtë javë ka shpërndarë Belinda Lluksi 400 milionë lekë të reja pagesa paaftësie në qarkun e Dibrës dhe ai i cili, Edi Rama që u përmend gjyshërit ballistëve, ai e ngarkon këtë si kryekujdestaren e votës së lirë. Kjo do mbikëqyrë thotë.

Unë nuk komunikoj me të vdekurit i them Ramës ashtu si ti, por ata burra dhe gra të martirizuar për fjalën e lirë po ta dijnë se nipërit e tyre votojnë për djalin e Kristaq xhelatit dhe Spiro xhelatit nga varri do ngriheshin. Ajo nuk ndodh, por unë them lëri të vdekurit të prehen në paqen e zotit sepse të ka ardhur vdekja politike e sigurtë. Edi Rama nuk ke ku shkon më. Ke tejkaluar çdo lloj vije të kuqe”, u shpreh Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here