Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara për bashkinë Durrës, shkruan se ndryshimi nuk është vetëm një dëshirë por domosdoshmëri. Ky është mesazhi që ai përcjell tek të gjithë qytetarët e Durrësit.
Postimi në facebook:
Me bashkëqytetarë në lagjen numër 6 të Durrësit.
Ndryshimi nuk është vetëm dëshirë, por domosdoshmëri! Ky është mesazhi, në çdo takim, në çdo bashkëbisedim, në çdo shtrëngim duarsh e përqafim.
Për Durrësin tonë, për familjen, për të ardhmen!
Qyteti je ti!
#durres #ndryshim #takim #shtrengimduarsh #qytetijeti #IgliCara #14maj #Bashke