“Po shohim presionin dhe blerjen e votës”,Arjan Hoxha për Kamzën: Punonjës të PS po shpërndajnë para

0
85

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha ka folur për problematikat që hasin banorët e kësaj zone, por dhe për zgjedhjet e 14 majit. I ftuar në një intervistë për News 24, ai tha se nga mazhoranca po të përdoren të gjitha format e presioneve për të frikësuar qytetarët.

“Tani në Kamëz po shohim qartë intimidimin, presionin dhe blerjen e votës. Më dërgojnë video që punonjës të bashkisë së bashku me të Partisë Socialiste, shkojnë në vende të ndryshme për të shpërndarë para. Ne do t’i publikojmë në një kohë shumë të shpejtë dhe do t’i drejtojmë aty ku e kanë vendin këto veprime që bëhen nga një pjesë e administratës”, ka thënë ai.

Më tej ai theksoi se kryebashkiaku aktual, nuk guxon të bëjë takime me qytetarët dhe të prezantojë një program të tij.

“Qytetarët në Kamëz shprehin revoltën e kryebashkiakut në ikje. E vetmja hije në fund të tunelit të tij është të krijojë këto forma të intimidimit. Nuk ka asnjë biznes që janë të djathë që nuk i kanë shkuar Tatimoret duke u bërë presion, që ato të marrin drejtimin në mbështetje të atij kryebashkiaku.”

“Por asnjë formë shantazhi e presioni nuk ja del dot. Ai ka katër vite në pushtet, nuk ka guximin dhe kurajën të takojë qytetarët, por merr administratën e bashkisë në takime. Ka 34 tendera me flamur të kuq. Imagjinoni një kryebashkiak, si ai i Kamzës. Vetëm në administratën e brendshme ka 67 emërime në kundërshtim me ligjin për nëpunësin civil”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here