Presidenti i Azerbajxhanit është prononcuar në një konferencë ndërkombëtare se është duke bërë negocime, që në Shqipëri të fillojnë investimet e tyre për rrjetin e shpërndarjes së gazit.
“Rumania tashmë ka filluar këtë vit. Pra, Greqia, Italia, Bullgaria tashmë kanë filluar. Në Shqipëri jemi në fazën e negociatave të investimeve në rrjetin e shpërndarjes së gazit”, tha Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev teksa foli në konferencën e 4-të ndërkombëtare me temë “Formimi i Gjeopolitikës së Euroazisë së Madhe: Nga e kaluara në të tashmen në të ardhmen” organizuar nga ADA.
Universiteti për të shënuar 100 vjetorin e Liderit Kombëtar Heydar Aliyev në Shusha.
“Pra, Shqipëria është transitore, por nuk ka rrjet të shpërndarjes së gazit. Pra, ne po planifikojmë të investojmë një shumë të konsiderueshme parash për të krijuar këtë rrjet të shpërndarjes. Unë isha në Sofje vetëm disa ditë më parë për të marrë pjesë në inaugurimin e Unazës së Solidaritetit.
Pra, Sllovakia po i bashkohet. Pra, nëse tani eksportojmë në gjashtë vende, brenda një viti nëse gjithçka shkon sipas planit, pa forcë madhore, mund të jetë 10. Ky nuk është fundi”, theksoi kreu i shtetit.