Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar video nga takimi i shtabit elektoral ditën e djeshme në Tiranë.
Meta shkruan se Tirana udhëheq ndryshimin e madh të zgjedhjeve të 14 Majit që po troket në të gjithë Shqipërinë.
“Me Shtabin e Fitores, ekipin që punon çdo ditë me entuziazëm dhe inspirim derë më derë dhe zemër më zemër që Bashkia e Tiranës t’u rikthehet qytetarëve.
Tirana udhëheq Ndryshimin e Madh të 14 Majit, që po troket në të gjithë Shqipërinë”, shkruan Ilir Meta.