Varfëri e skajshme/ Makineritë zëvendësohen me kafshë në Dibër, fermerët nuk i përballojnë çmimet

0
230

Këto pamje vijnë nga fshati Melan në Dibër. Në sezonin e punimit të tokës, fermerët kanë nxjerrë kafshët në punë.

Rritja e çmimit të naftës e për pasojë edhe rritja e çmimit të punimit të tokës, bën që ata të mos kenë mundesi të përdorin makineritë për tokën e tyre.

Thonë se situata është e vështirë për ta.

‘Nuk punohet me zetora se është ngritur nafta shumë. Bujqësia është në përfundim por pa bujqësi nuk ka jetë.”

Rritja e çmimeve edhe e produkteve bujqësore bazë, i ka dëmtuar vit pas viti.

“Nuk ka përfitim kjo punë, plehrat kanë shkuar në stratosferë”.

Shumë fermerë në zona të ndryshme janë rikthyer tek kafshët për të kryer të gjitha proceset e punimit të tokës dhe kultivimit të kulturave të ndryshme bujqësore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here