Admir Sinamati takime në Gjegjën e Bardhoc të Kukësit: Fokusi ynë, infrastruktura dhe bujqësia !

0
102

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kukësit, z. Admir Sinamati, zhvilloi një takim elektoral me banorët e fshatit Gjegjën.

Gjatë bashkëbisedimit, Sinamati tha  në Gjegjën ndodhet një nga pasuritë më të mëdha nëntokësore në Shqipëri, që i ka dhënë vendit, por pabarazia sociale është shumë e madhe, duke jetuar në varfëri ekstreme jo vetëm banorët e Gjegjënit por edhe ata të Kukësit.

Admir Sinamati nuk la pa përmendur edhe shit-blerjen e votës në Kukës, ku organet ligjzbatuese po rrinë në heshtje.

Nga Gjegjëni, Sinamati u bëri thirrje Policisë dhe organeve ligjzbatuese, që të bëjnë detyrën që u takon dhe mos të merren me ruajtjen e banderolave diskriminuese.

Prioritet në qeverisjen e ardhshme të bashkisë Kukës, u tha Sinamati banorëve të Gjegjënit, është uji i pijshëm, infrastruktura rrugore dhe aksesimi i tokave bujqësore për të ndërtuar mbikalimet e autostradës nëpërmjet koncensionarit.

Ndalesa e radhës e kandidatit Admir Sinamati ishte me banorët e Bardhocit.

Gjatë fjalës së tij, Sinamati u ndal veçanërisht te mungesa e investimeve gjatë katër viteve të fundit nga pushteti vendor për Bardhocin.

“Prioriteti ynë”, shtoi Sonamati, “është frenimi i shpopullimit, rikthimi i shoresës dhe punësimit në Kukës, duke rritur konkurencën dhe meritokracinë.

Kanalizimet e ujërave të zeza, rrugët e brendshme të fshatit dhe uji i pijshëm do të jenë prioritet tjetër për fshatin Bardhoc.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here