Tjetër Audiopërgjim, rëndohet shumë më keq pozita e Majlinda Bufit/ Vasili: SPAK dhe KQZ s’mund të vonohen më sepse janë përpara një përgjegjësie shumë të madhe ligjore !

0
283

Skandali i audiopërgjimeve në Bashkinë Roskovec vazhdon. Nënkryetari i PL, Petrit Vasili ka publikuar një tjetër video të krybashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi e cila kërcënon dhe i bën presion një qytetari i cili ka bindje të kundërta politike. Përmes postimit të tij Vasili i bën thirrje SPAK dhe KQZ të marrin masa pasi janë përballë një përgjegjësie shumë të madhe ligjore !

Postimi:

Tjeter Audiopergjim, rendohet shume me keq pozita e Majlinda Bufit!

Ne nje tjeter audiopergjim shume i rende, qe rrënon perfundimisht poziten ligjore dhe morale te Majlinda Bufit.

SPAK dhe KQZ s’mund te vonohen me asnje minute sepse jane perpara nje pergjegjesie shume te madhe ligjore.

Ne kete audiopergjim degjohet shume qarte se si Kryetarja e Bashkise Rroskovec Majlinda Bufi i bën presion dhe arrin deri në kërcënime një qytetari hallexhi, i cili ka bindje të kundërta politike.

Bufi jo vetëm i kërkon atij që të mos përfshihet në fushatë, por i bën thirrje që të mos marrë pjesë fare në votime.

Kjo eshte nje veper penale skandaloze.

Në kundërshtim flagrant me Ligjin dhe nenin 329 Kodit Penal, i cili për kanosje apo dhunim ne zgjedhje percakton se:

“kanosja që i bëhet zgjedhjësit për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesëose jo në votime”, përbën kundravajtje penale, dhe dënohet nga tre muaj, deri në dy vjet burg.”

SPAK- u duhet te ishte tashme ne veprim qe mbas denoncimit te emisionit Piranjat per kercenimin e sanitares se nje shkolle.

Ndersa pas ketij Audio pergjimi tjeter, SPAK dhe KQZ nuk duhet te lejojne ne asnje menyre Majlinda Bufi te konkuroje ne zgjedhjet e 14 majit per arsye te veprimeve mafioze dhe te kunderligjshme si dhe duhet te hapet urgjentisht çeshtje penale.

https://www.facebook.com/petritvasil/videos/776965850647416

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here