Berisha nga Vlora: Më 14 maj firmosim ndryshimin, për t’i hapur rrugë shpresës

0
105

Vlora ishte ndalesa e radhës e kryetarit të PD, Sali Berisha, në vijim të turit elektoral për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Përpara mbështetësve dhe qytetarëve vlonjatë, lideri i opozitës u shpreh së është momenti që qytetarët e Vlorës, Selenicës dhe mbarë Shqipërisë të firmosin me votën e tyre, ndryshimin.

Kreu i PD, teksa akuzoi Edi Ramën se ka zhytur shqiptarët në skamje, ju rikujtoi qytetarëve se secili prej tyre ka shpenzuar gjatë vitit të fundit, 430 mijë lekë më shumë për ushqime se sa në vitin 2021.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

“Të dashur, qytetarë dhe qytetare të Vlorës, vëllezër e motra, zonja e zotërinj. Një përshëndetje të përzemërt për ju, për të gjithë vlonjatët dhe vlonjatet kudo që janë, në këtë qytet, emigracion. Të dashur miq është kënaqësi e madhe të jem sot këtu, për të mbyllur fushatën elektorale me frymën e fitores, për të mbyllur këtë fushatë e cila po mbjell shpresën e fitores në Vlorë dhe në të 4-anët e vendit, e cila do të kurorëzohet me 14 maj me një fitore historike, me një ndryshim historik në Vlorë dhe mbarë Shqipërinë.

Me 14 maj, qytetarët e Vlorës, Selenicës dhe mbarë Shqipërisë firmosin me votën e tyre, ndryshimin. Votojnë për kandidatët e ndryshimit të cilët erdhën para jush si bijtë tuaj, me transparencë të plotë. U votuan nga ju, morën besimin tuaj dhe garojnë me një program të shkëlqyer, program në të cilin ndihet pulsi, mendimi dhe psherëtima e qytetarëve të Vlorës, Selenicës dhe mbarë Shqipërisë.

Kandidatët tanë kanë bërë një punë të madhe dhe shumë serioze, duke dëgjuar të gjithë problematikën e krijuar gjatë këtyre 8 viteve dhe me mendimin më të mirë të elitës, por edhe të qytetarëve, kanë hartuar zgjidhjet për të gjitha problemet. E vërteta është se varfëria është bërë për fatin më të keq, kryefjala e ditës dhe kjo varfëri vjen absolutisht e krijuar nga dora e qeverisë shqiptare. Me barrën e rëndë të taksave, vjedhjen e tmerrshme të saj, ngrirjen e rrogave, rritjen e çmimeve. Nuk ka një qeveri tjetër e një vendi të lirë që të ketë zhytur, vit pas viti gjithnjë e më shumë në skamje shqiptarët, se sa kjo qeveri e Edi Ramës.

Mjafton të kujtoj këtu se çdo shqiptar vetëm për shkak të bordeve që ngriti, ka shpenzuar në vitin 2022, 430 mijë lekë më shumë për ushqime se sa në vitin 2021. Ndaj dhe me 14 maj, vota e shqiptarëve për ndryshimin, është votë para së gjithash për të hapur rrugët e shpresës, të përmirësimit të jetës të vlonjateve dhe qytetarëve shqiptarë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here