“Gjithë fjalimin ne ta shoqërojmë me duartrokitje të fuqishme duke tundur sheshin”/ Deputetja e PD publikon mesazhet: Ja si patronazhisti drejtor në Lezhë urdhëron administratën si dele !

0
132

Deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj ka publikuar në rrjetet sociale disa mesazhe që sipas saj drejtohen nga “patronazhisti drejtor i Pallatit të Kulturës në Lezhë” për administratën.

Në mesazhet e publikuara administratës i bëhet thirrje që të marrë pjesë në takimin elektoral që do zhvillojë kryeministri Rama ditën e sotme me kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu.

Pjesëmarrësve në takim u udhëzohet që të duartrokasin pas çdo fjale të Pjerin Ndreut, duke thërritur “PJE-RI-NI,PJE-RI-NI”, ndërsa fjala e kryeministrit udhëzohet të shoqërohet me thirrjet “EDI-EDI-EDI” si edhe me duartrokitje pas çdo fjalie.

Metaliaj i cilësoi këto mesazhe si tallje dhe arrogancë të rilindjes ndaj qytetarëve që sipas saj trajtohen si dele në këtë mënyrë.

 

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here