‘Shefi i gomerëve shpalli kapitullimin’/ Meta: Rama do dalë i treti në Sarandë!

0
84

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka sulmuar Edi Ramën nga Vlora.

Ai u ndal tek deklaratat e djeshme të kryeministrit Edi Rama në Sarandë ku i kërkoi ish-kryetari të PS në atë qytet, njëkohësisht sot kandidat i pavarur në garë për 14 majin, Gjergj Mërkuri, që të tërhiqej nga gara sepse dëmtonte rezultatet e PS në Sarandë.

Kreu i PL u shpreh se Rama është i frikësuar se do të dalë i treti në këtë bashki, pas kandidatit të “Bashkë Fitojmë” dhe kandidatit të pavarur Gjergj Mërkuri.

 

 

Madje Meta nuk i ka kursyer dhe etiketimet ndaj kryeministrit duke e quajtur “shefi i gomerëve”.

“Dje shefi i gomerëve shpalli kapitullimin e Rilindjes në Sarandë, sepse jo vetëm që bashkinë e Sarandës mund ta shohë vetëm me satelitët e tij më 15 maj, dhe këtë e dinte prej kohësh, sepse falë Primareve atje është një superkandidat, por nga tmerri se do të dalë i treti i lutet një socialisti me dinjitet që të tërhiqet se ndryshe do mbajë ai përgjegjësi pse do dalë i treti.

Vete i bën një ekskursion administratës dhe një anë kërcënon socialistin me integritet, nga ana tjetër e lajkaton se bëkemi edhe gabime. Tani të gjithë e dinë fytyrën e vërtetë të Rilindjes dhe karakterin e dyfishtë të shefit të gomerëve. Ama kur ia jep të gjitha e dini shumë mirë se çfarë bën”, tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here