Dasho: Dioksidi i azotit në nivele të frikshme në Tiranë, dhjetra herë më i lartë se në BE

0
122

Në një intervistë për Syri Tv, mjeku Erion Dasho është shprehur se dioksidi i azotit është në nivele të frikshme në Tiranë shumë herë më lart se niveli i pranuar në OBSH dhe BE.

Niveli i OBSH është 1.7 mg3 ndërsa niveli  i vendosur gjerësisht është vendosur 5 nga BE. Ekziston dhe një monitor që e shikon në kohën reale se çfarë po ndodh ne vendet e BE.

Me këtë studim i është bërë një shërbim i jashtëzakonshëm vendit, në qoftëse përmendet ndotja e ajrit përmendet e gjithë ajo listë e gjatë që fillon e kancerin por edhe sëmundjet kronike të mushkrive, janë sëmundjet kardiovaskulare, është ndikimi që kanë në sistemin imunitar, është ndikimi në shëndetin prodhues dhe fertilitetin.

Nëse do të zgjidhnim se cili faktori më i madh i riskut është ndotësi i ajërit në Shqipëri. Mungesa e transparencës e bashkuar me aktivitetin e shtuar me ndërtimin dhe trafikun e tmerrshëm pra të gjitha këto janë elemente që duhet të vendosin përpara llogaridhënies përgjegjësit kryesor që janë Veliaj dhe bashkëpuntorët e tij.

Ndërtime ka dhe Gjermania por po të shohësh hartën se të gjitha ato sektorë tregojnë mesazhe të gjelbërta dhe nuk përbëjnë problem për qytetarët. Pemët kanë një rol të jashtëzakonshëm në pastrimin ajrit pra në qoftëse nuk ka një balancë mes gjelbërimit dhe pyllëzimit do të ketë një problem serioz në të ardhmen.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here