Hil Curri për Fushë-Arrëzin dhe Rrok Dodaj për Pukën do jenë fitues më 14 Maj/ Meta: Koalicioni jonë mbështet vajzat dhe gratë ndaj Selimaj do jetë një zë i fortë i tyre !

0
267

Kryetari i Partisë së Lirisë ka ndarë në rrjetet sociale disa foto me dy kandidatët Hil Curri për Fushë-Arrëzin dhe Rrok Dodaj për Pukën, ku shkruan se do jenë padiskutim fitues më 14 maj për të rikthyer shpresën e humbur te cdo qytetar. Ndërkohë gjithashtu Meta thekson se koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka në focus mbështetjen ndaj grave dhe vajzave, ndaj emri i Fatjona Selimaj si candidate për Këshillin Bashkiak do u jap atyre zë të fortë në vendimmarrje dhe shoqëri.

Postimi i plotë:

Hil Curri për Fushë-Arrëzin dhe Rrok Dodaj për Pukën janë dy kandidatë të mrekullueshëm që gëzojnë mbështetjen dhe vlerësimin e bashkëqytetarëve të tyre.

Padiskutim që ata do të jenë fitues më 14 Maj, sepse janë kandidatët më të besueshëm, më punëtorë, më të vendosur që në Fushë-Arrëz dhe në Pukë të rikthehet zhvillimi ekonomik dhe shpresa tek të rinjtë dhe të rejat, që ata të mos emigrojnë, por ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.

Për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, përfaqësimi i vajzave dhe grave ka një rëndësi të jashtëzakonshme në Këshillat Bashkiakë, prandaj në listën tonë, ne kemi dhe znj.

Fatjona Selimaj, e cila në Këshillin Bashkiak të Fushë-Arrëzit do të jetë një zë shumë i fortë për fuqizimin e rolit të grave dhe të vajzave në vendimmarrje, në shoqëri dhe në familje.

BashkëFitojmë!

#PartiaLirisë #BashkëFitojmë #FushëArrëz #Pukë #14Maj #NdryshimMeÇdoCmim

May be an image of 4 people and text

May be an image of 9 people and text

May be an image of one or more people and text

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here