Avokati i popullit ka inspektuar të gjithë spitalet psikiatrike në vend si dhe Institutin e Veçantë Shëndetësor të të Burgosurve ku dhe ka konstatuar mungesën e mjekëve specialist si dhe stafit mbështetës për trajtimin e personave që marrin shërbim spitalor.
“Është i nevojshëm shtimi i menjëhershëm dhe në vitet në vijim i kuotave për specializantë në psikiatri, riformulimi i kritereve të punësimit për funksionet klinike ‘kujdestar’ dhe ‘task forcë’, me edukim infermieristik dhe njohuri të thelluara në rehabilitim psikiatrik spitalor, si dhe me aftësi moshore e fizike të përshtatshme për menaxhimin e axhitimit dhe riskut të lartë, si dhe trajnimin e punonjësve aktualë,” – u shpreh Avokati i Popullit.
Psikiatria rezulton të jetë një ndër degët e preferuar të mjekëve të rinj, nga 15 kuota që ka çelur ministria 13 janë plotësuar, 5 janë në psikiatrinë për fëmijë dhe adoleshentë.
Vecc shtimit të mjekëve, Avokati i Popullit ka rekomanduar edhe vendosjen e kamerave të sigurisë në mjediset e përbashkëta të spitaleve psikiatrike, sigurimin e materialeve të nevojshme mjekësore si dhe shtimin e kushteve të sigurisë për stafin mjekësor, që në gjykimin e avokatit është gjithmonë i rrezikuar.