Rama acarohet me Abilekajn për paratë e pista që futen në Shqipëri

0
152

Kryeministri Rama u përplas në emisionin “Të Paekspozuarit” me analistin Enton Abilekaj për futjen e parave të pista në ekonominë kombëtare dhe aministinë fiskale që planifikon qeveria shqiptare për të sjellë paratë e emigrantëve në atdhe.

Rama pranoi që pastrohen para në industrinë e ndërtimit, duke thënë se këto ndodhin edhe në vendet më të zhvilluara të botës, por sqaroi se aministia fiskale do të pastrojë paratë e fituara me të zezë, me punë të pastra. Ai akuzoi vendet e huaja se nuk duan që t’u ikin paratë dhe të vijnë këtu, por nuk kurseu as analistët, duke i akuzuar se janë kundërshtarët më të mëdhenj të vendit nga mënyra se si e sakatojnë në sytë e njerëzve.

Debati:

 

Rama: Nëse vijnë shumë para në Shqipëri, ky nuk është problemi im.

 

Abilekaj: Para të pista.

 

Rama: Para të pista u thoni ju.

Abilekaj: Bashkimi Evropian thotë çdo vit në raport se nuk është bërë mjaftueshëm për luftën ndaj pastrimit të parave.

 

Rama: Që pastrohen para në industrinë e ndërtimit këtë e kemi mësuar nga Amerika, nga Anglia, nga të gjitha vendet e zhvilluara që industria e ndërtimit, ka qenë për natyrën që ka, për gjithë zinxhirin industrial që ka, për të gjithë komponentët që përfshihen, është një industri ku ka pastrim parash, edhe në Amerikë. Këtë e dimë ne. Që ka edhe këtu, patjetër. Por që këtu është fuqia e emigrantëve dhe e punës së shqiptarëve këtë unë nuk e diskutoj fare, prandaj unë jam në betejë konceptuale me Departamentin e Shtetit dhe Bashkimin Evropian për aministinë fiskale, sepse nuk bëhet amnistia fiskale, llogaria del shumë gabim, sepse futen në një llogari edhe paratë e pista, edhe ato që janë fituar në të zezë, me punë të pastra. Këto para të fituara me të zezë, me punë të pastra janë miliarda, por që ato miliarda të vijnë dhe të futen në ekonomi, duhet t’i japim pikërisht këtë që të mos i kapin ata andej dhe të mos u thonë ti nuk i çon dot këto para në vendin tënd se janë para të pista. Arsyeja kryesore që nuk pranojnë është se nuk duan që t’u ikin paratë dhe të vijnë këtu.

Abilekaj: Një njeri që ka bërë 2 milionë euro dhe i quan të pastra.

 

Rama: Për kë e ke fjalën?

 

Abilekaj: Kështu e ke ligjin.

 

Rama: Nuk është kështu ligji. 2 milionë euro nuk janë për individ, janë për kompani, janë për evazionin dhe ka kompani që kanë më shumë se 2 milionë.

 

Abilekaj: S’ka rëndësi, edhe kompanitë pastrojnë para.

 

Rama: Ju nuk e doni Shqipërinë.

Abilekaj: 5 dhoma të Tregtisë kanë bërë një deklaratë para disa ditësh, e SHBA, Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Italisë dhe këto janë ankuar për këto fenomene, për klimën e biznesit në Shqipëri.

 

Rama: Po s’janë ata, ata janë shqiptarë unë komunikoj me ta përditë. Ju jeni kundërshtarët më të mëdhenj të këtij vendi nga mënyra se si e sakatoni këtë vend në sytë e njerëzve.

 

 

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here