“Situata alarmante e pesticideve në prodhimet ushqimore, me pasoja të rënda nga deformimet në fetus deri tek sëmundjet kancerogjene”, PD: Ministria e Bujqësisë, AKMVB dhe AKU ping-pong me njëri- tjetrin!

0
103

Kreu i Departamentit të Bujqësisë, Gjok Vuksani ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka ngritur alarmin për produktet ushqimore të cilat si rezultat i analizave të kryera rezultojnë me përmbajjte të lartë mbi normën e lejuar të pesticideve dhe mbetjeve të antibiotikëve. Vuksani theksoi se me gjithë gjendjen katastrofike të mbetjeve të antibiotikëve në produktet me origjinë shtazore për vitin 2022 Ministria e Bujqësisë ka ulur me 25% numrin e analizave të planifikuara per vitin 2023 duke rrezikuar edhe më shumë shëndetin e qytetarëve paso këto substance të rrezikshme sjellin deformime në fetus e deri tek sëmundjet e rënda kancerogjene me pasojë vdekjen.

Në këtë rast Ministria e Bujqesisë, AKMVB dhe AKU sbëjnë gjë tjetër, vecse ping-pong me njëri tjetrin duke e lënë gjurmushmërinë e produktit jetim dhe duke mos marrë asnjë masë për garantimin e shëndetit të konsumatorit.


Deklaratë për media e kreut të Departamentit të Bujqësisë, Gjok Vuksani:

Bashkimi Europian në të gjitha direktivat e tij përcakton domosdoshmerinee reduktimit të rreziqeve të përdorimit të pesticideve në shëndetin e njeriut dhe mjedis.
Këto direktiva duhet te zbatohen edhe nga vendi yne, por qeveria është vite drite larg standardeve qe mbrojnë jetën e qytetarëve.
U desh alarmi i emisionit Alert qe, per here te pare konsumatoret te njiheshin me shifrat alarmante te mbetjeve te antibiotikeve dhe pesticideve ne produktet bujqesore dhe blegtorale. Sa për dijeni institucionet e kane detyrim ligjor informimin e publikut per sigurine e produkteve ushqimore te hedhura ne treg.
Bazuar ne informacionin zyrtar te Autoriteti Kombetare te Vetrinarise dhe Mbrojtjes se Bimeve dhe AKU, gjate vitit 2022 jane kryer 1958 analiza per produktet ushqimore me origjine shtazore dhe 471 analiza per frutat dhe perimet.
Rezultatet e analizave per VEZET deshmojne se 9.6 % e tyre kane patur mbetje antibiotikesh mbi normat maksimale te lejuara. E thene me thjeshte 1 ne cdo 10 veze qe konsumojne femijet tane eshte me mbetje antibiotikesh shume te rrezikshem per shendetin e tyre.
Gjithashtu, nga analizat zyrtare të MJALTIT ka rezultuar se rreth 11% e mostrave kane mbetje antibiotikesh mbi normat maksimle te lejuara nga legjislacioni shqiptar.
Po keshtu nga te dhenat zyrtare te Autoritetit Kombetar te Ushqimit per monitorimin e mbetjeve te pesticideve ne fruta dhe perime, ne rang kombetar, 11.5% e mostrave kane rezultuar me mbetje pesticidesh mbi normat maksimale te lejura.
Pra, 1 ne 10 fruta apo perime qe konsumojne cdo dite shqiptarët, ka mbetje pesticidesh te rrezikshme per shendetin.
Rrezikshmeria e mbetjeve te pesticideve te perimet dhe frutat rritet per faktin se ato konsumohen te fresketa dhe me sasi te madhe.
Gjendja eshte ALARMANTE, por Ministria e Bujqesise dhe instituconet pergjegjese per sigurine ushqimore, si pjese perberse e sigurise kombetare, jane kthyer ne operatore facebooku me like dhe share.
Gjendja alarmante ka ardhur si rezultat i paaftesise se Ministrise se Bujqesise, duke planifikuar marrjen e mostrave per qershine ne muajin mars/prill kur nuk ka prodhim apo duke mos planifikuar analiza per karrotat gjate muajve janar, shkurt, mars kur eshte piku i prodhimit.
Gjithashtu perime te tilla si qepa, prasi , lulelakra , fasulja, brokoli , bizelja etj nuk jane perfshire fare ne Planin Kombetar te Monitorimit, megjithëse jane produkte baze te konsumit te perditshem.
Me gjithe gjendjen katastrofike te mbetjeve te antibiotikeve ne produktet me origjine shtazore per vitin 2022 Ministria e Bujqesise ka ulur me 25% numrin e analizave te planifikuara per vitin 2023. E thene ndryshe: nese ke deshtuar ne planifikim, ke planifikuar deshtimin.
Ministria e Bujqesise, AKMVB dhe AKU bejne ping-pong me njeri tjetrin duke e lene gjurmushmerine e produktit jetim dhe duke mos marre asnje mase per garantimin e shendetit te konsumatorit.
Mbetjet e antibiotikeve dhe pesticideve mbi normat e lejuara jane substanca shume te rrezikshme per shendetin, pasi shkaktojne nga deformimi i fetusit deri tek semundjet kacerogjene me pasoje vdekjen.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here