Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje nga përgatitja e zgjedhjeve të së dielës, ku në të gjithë vendin do të zgjidhen kryetarët e bashkive, si dhe këshilltarët.
Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje nga përgatitja e zgjedhjeve të së dielës, ku në të gjithë vendin do të zgjidhen kryetarët e bashkive, si dhe këshilltarët
Celibashi tha se për 38 kandidatë është kërkuar një hetim i thelluar pasi ka pasur indicie apo denoncime se kandidimi i tyre është bërë në shkelje me ligjin. 10 prej kandidatëve që kërkohet një hetim i thelluar garojnë për kryetarë bashkie dhe 28 të tjerë për këshillat bashkiakë.
Për procesin e dekriminalizimit kemi vendosur për të kërkuar verifikim të thelluar prej prokurorisë për 38 kandidatë. Janë 10 kandidatë për kryetar bashkie dhe 28 kandidatë për anëtar të këshillit bashkiak të cilët janë dërguar për hetim të thelluar.
Sipas detyrimit që KQZ i ka bërë publik formularët e vetëdeklarimit për të gjithë kandidatët por edhe emrat e atyre që janë dërguar për hetim të thelluar”, tha Celibashi gjatë deklaratës për gazetarët.
Sipas Celibashit në këtë vit është bërë një punë më e mirë trajnuese për operatorët e pajisjeve, që do të operojnë në të gjithë vendin.
Sa i takon fletëve të votimit, Celibashi tha se ato janë marrë sot në dorëzim nga KQZ, dhe më tej pritet që të bëhet dhe shpërndarja e tyre.
Sa i takon qendrave të votimit, PD sipas Celibashit nuk ka dërguar komisionerë në 422 qendra votimi, ndërsa PL nuk ka dërguar 75 emra.