Kolegji Zgjedhor Gjyqësor mori sot në shqyrtim padinë e Partisë së Lirisë, në lidhje me vendimin e KAS për të mos e ndarë anëtarin e katërt të Grupit të Numërimit të Votave me PDIU-në.
Gjatë shqyrtimit, Kolegji Zgjedhor vendosi që çështja do të rikthehet në KAS, me arsyetimin se në momentin se ka marrë vendimin nuk kanë qenë të pranishëm të gjithë anëtarët e nevojshëm.
NJOFTIM PËR MEDIA
Sot, më datë 09.05.2023, ora 13:30, trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, i përbërë nga gjyqtarët:
1. Sokol Ibi (Relator);
2. Edlira Petri (Anëtare);
3. Alma Kolgjoka (Anëtare);
4. Manjola Xhaxho (Anëtare);
5. Blerona Hasa (Anëtare);
në seancë gjyqësore të zhvilluar në ambientet e godinës “Poli i Drejtësisë”, salla e konferencave të KLGJ-së, në adresën: Rruga “Ana Komnena”, Tiranë, pasi shqyrtoi ҫështjen Nr.17 Regj.Themeltar, Datë 06.05.2023 Regjistrimi, me:
PADITËSE: Partia e Lirisë, përfaqësuar nga Altin Kaziaj.
I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – KQZ.
PERSON I INTERESUAR: Partia PDIU, përfaqësuar nga Shkëlqim Sulo dhe Klardi Xhemali.
OBJEKTI: Ndryshimin e Vendimit nr.71, datë 02.05.2023, të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke vendosur:
Caktimin e Partia e Lirisë si parti politike që i lind e drejta e propozimit për anëtarin e katërt të grupeve të numërimit të votave, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023.
BAZA LIGJORE: Neni 6, paragrafi 1 i KEDNJ, Nenet 4, pika 1, Nenet 9, Neni 45, Neni 46 e vijues të Kushtetutës së Shqipërisë, Nenet 63, 64, 65, 98, 139, 145 e vijues i Kodit Zgjedhor të RSH.
Për dijeni, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), me Vendimin nr.71, datë 02.05.2023, objekt i kërkesëpadisë së mësipërme, ka vendosur:
“1. Rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 53, datë 27.04.2023 të depozituar nga “Partia e Lirisë”, për shkak të mungesës së numrit të kërkuar të anëtarëve për vendimmarrje.
2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.