SKANDALI/ KESH shet energji me gjysmën e çmimit në bursë, tregti Rama-Balluku me pasurinë publike

0
247

Vazhdojnë lojërat shumëmilionashe dhe pazaret e qeverisë Rama për përfitime të fshehta nga energjia elektrike, me manovra në shitjen e energjisë së HEC-eve dhe të pagesave për blerjen e asaj që supozohet se prodhohet nga gjeneratorët mbi platformat detare në Vlorë, të njohur si “Tigrat”.

Burimet  nga KESH bënë të ditur se Koorporata shiti sot 100 milionë kilovatorë energji elektrike për periudhën 8 – 14 maj me një çmim total prej 6 milionë eurosh ose rreth 50 euro/MWh, ndërkohë që çmimi në bursën e Hungarisë është 100 euro/MWh!!! Fierza ka arritur nivelin maksimal si asnjë herë në muajin maj dhe duhet thënë se arritja e kuotave është fryt i politikave të HEC-eve me koncension të qeverisë së PD-së.

Faktet tregojnë se KESH po shet energji elektrike me gjysmën e çmimit që paraqitet në bursë dhe për habi të gjithkujt, jo në bursën shqiptare, të cilën ministrja Belinda Balluku e reklamoi me bujë pak kohë më parë, por po e shet në platformën e vet elektronike!!!

Prodhimi dhe shitja e energjisë nën kosto nga ana e qeverisë shqiptare ndodhin paralelisht kur vazhdojnë të mbahen dhe të paguhen në Vlorë, gjeneratorët mbi platformat detare që përdorin naftë të rëndë D2 ose mazut me sasi të lartë squfuri për prodhim energjie.

Kujtojmë se djegia e 600 tonë nafte në ditë barazohet me 100,000 mijë makina në ditë në qarkullim në Vlorë. Qiraja e këtyre gjeneratorëve është 95 mijë dollarë në ditë ose 70 milionë dollar për 2 vjet dhe ka filluar të paguhet, pa u kolauduar dhe pa asnjë orë në punë!!!

Amullisë së qëllimtë nga qeveria Rama me burimet e energjisë elektrike në vend, për të nxjerrë miliona euro nga këto allishverishe, i shtohet edhe mosvënia në funksionim e TEC-it të Vlorës, i ndërtuar njesoj si HEC-et e vogla në periudhën e qeverisjes së PD-së dhe që fare mirë mund të vihej në funksionim me gaz.

Shkurt, skemat e thurura hollë për energjinë elektrike në këtë moment të nxehtë elektoral që po kalon vendi, duket se kanë hapur portat e shkarkimit të parave drejt e në xhepat e thellë të pushtetarëve më të lartë të vendit.

DOKUMENTI:

ImageImage

Image

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here