Teksa kanë ngelur pak ditë nga zgjedhjet lokale, ka nisur nga puna për shpërndarjen e materialeve zgjedhore në bashkitë e vendit.
Ditën e sotme në Lezhë u dërguan materialet për dy Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, përkatësisht në atë 12 dhe 13.
Policia e Lezhës ka marrë në ruajtje materialet zgjedhore. Ky proces do të shtrihet në gjithë Shqipërinë pasi të dielën e 14 majit qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e tyre në 61 bashki si dhe anëtarët e këshillave bashkiakë.