Sali Berisha tha sot nga Durresit me 14 maj përballen pra, dy platforma.
“Përballen idealistët e Durrësit dhe të Shqipërisë, që besojnë se liritë dhe të drejtat duhet të respektohen. Që besojnë se pushteti në një dorë është jo dramë, por është tragjedi kombëtare. Që besojnë se qytetari duhet të jetë në epiqendër të qeverisjes.
Çfarë ndodh këto kohë? Ku janë kandidatët e Edi Ramës, bodrumeve. Nuk takohen me qytetarët, takohen me punonjësit e tyre, takohen me grupet mafioze, shpërndajnë para. E dinë se vendin e kanë në burg për krimet që kanë kryer dhe atje do të shkojnë.
Edi Rama ka vjedhur shqiptarët më shumë se të gjithë pushtuesit e marrë së bashku. Edi Rama ka vendosur mbi shqiptarët tiraninë e varfërisë, tiraninë e mjerimit. Edi Rama nuk ka të ardhme.”