“Të kthejmë Durrësin në polin më të rëndësishëm turistik në vend”, Igli Cara prezanton programin për zhvillimin ekonomik të qytetit !

0
152

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Durrës, Igli Cara i ftuar në një emision në ABC Neës prezantoi programin për zhvillimin ekonomik të qytetit.

Cara tha se qëllimi është ta kthejë Durrësin në një pol turistik në vend. Sakaq shtoi se nuk do jetë peng i askujt tjetër përveç se i qytetarëve.

“Kush është gjëja më e çmuar e një qyteti? Për mua është qytetari. Ky është prioriteti bazë i imi. Është zhvillimi ekonomik i qytetit. Duam një zhvillim urban në çdo qytet. Dua që ta kthej Durrësin në polin më të rëndësishëm turistik në vend dhe kjo duke u bazuar për vlerat historike dhe arkeologjike që ka Durrësi.

Mbi të gjitha do të jetë një Durrës i branduar dhe që njihet kudo, një Durrës me partneritet me vendet e tjera. Deri tani kemi një turizëm që nëse ka vlera, ka nga investitorët privat. Kam bërë takime plot me to dhe më thonë se investimet tona zbresin në vlerë nga mosmbështetja e bashkisë.”, tha ai.
Një tjetër prioritet sipas Carës janë edhe kanalet e ujërave të zeza. Më tej u ndal edhe tek plani për menaxhimin e mbetjeve në Durrës.

“Vetëm për vitin e kaluar janë 1 miliardë lekë të shpenzuar për trajtimin e mbetjeve. Në vitin 2010 ka qenë një projekt. Nuk është firmosur një memorandum për ndarjen e plehrave. Propozoj një stacion të transferimit të të gjitha mbetjeve, do të ndajmë plastikën, kartonin, qelqin etj dhe të gjitha këto janë të riciklueshme. Pra do të përfitojmë së pari nga industria e riciklimit. Duke qenë se sipas specialistëve shkon deri në 80 përqind kursimi i peshës, do të thotë se për incenerim do të çojmë shumë më pak mbetje. Kjo pesë herë më pak, duke pasur parasysh se shkon 29 euro për ton incenerimi dhe 11.5 euro për ton transporti, 40.5 euro për ton do të kursehet. Sipas specialistëve, do të kursehen rrerth 5 milionë euro në vit.”, shtoi ai.

Pyetje: Mendoni se do ta përballoni presionin që mund të keni në të ardhmen nga drejtuesit e koalicionit nëse do të zgjidheni në krye të bashkisë, të cilët mund të kenë kërkesat e tyre? Si do të jetë raporti me ta?

“Në këtë jetë jam munduar të kem integritet timin. Kam treguar se nuk jam peng i kurkujt. Bashkëpunoj me të gjithë aktorët politikë kur bëhet fjalë për qytetarët e Durrësit. Igli do të jetë peng vetëm i qytetarëve. Kjo është fjalë e dhënë”, tha ai.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here