Boçi i përgjigjet Ramës: Ke arritur fazën e degradimit, duhet të tërhiqesh!

0
197

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi i është përgjigjur akuzave dhe gjuhës së urrejtes së Edi Ramës ndaj tij duke shprehur keqardhje për mënyrën se si drejtuesi i vendit është katandisur.

I ftuar në “Çim Peka Live” në Syri Tv, Boçi thotë se ka ardhur koha që kryeministri të largohet sepse është tepër i konsumuar.

“Është një gjuhë krejtësisht banale. E kam thënë është një profil i kryeministrit. Njerëzit udhëhiqen ose nga e mira ose nga e keqja dhe në rastin e kryeministrit i ka rënë shorti që të udhëhiqet nga e keqja. Ai mundohet që komunikimin politik ta ndërtojë me stisma, me sharje, me fyerje. Ka qënë personi i cili ishte shumë qaraman gjatë studiove të 2013-ës sepse ankimohej që kundërshtarët e tij e kishin baltosur aq shumë përgjatë kohës që ishte në opozitë sa familjarët e tij tronditeshin.

Tani që e dëgjoj më është dhimbsur si politikan, si kryeministër sepse, normal unë jam politikan por jam dhe qytetar dhe kur shoh që kryeministri im përdor një gjuhë të tillë më dhimbset sepse ka arritur fazën e fundit të degradimit politik, por edhe të degradimit moral.

Tani jam solidar politik, ka ardhur koha që të ngrejë valixhet, t’i ngarkojë dhe të ikë nga politika, të ikë nga drejtimi i Shqiërisë sepse duket që është mëse i konsumuar, i rënë në një situatë krejtësisht banale”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here