Meta: Politizimi ekstrem i fushatës është provokuar nga kryeministri aktual Edi Rama. Duke mos pasur një bilanc nga kryetarët e bashkive të tij përpiqet të politizojë fushatën. Fokusi i kësaj fushate kanë qenë vërtetë tre, kanë qenë Belind Këllici, Igli Cara dhe Luciano Boci që kanë sjellë një model të ri.
Televizionet janë nën presione të forta për të paraqitur sondazhe në favor të mazhorancës. Unë jam përditë me sondazhe, atë me qytetarët që janë sondazhe reale. Fryma e ndryshimit do të triumfojë dhe do të ketë një ndryshim tepër të fortë në 14 maj.