Arrestimi i Belerit/ Flet avokati: Kushtet e flagrancës nuk qëndrojnë, sepse s’është kapur me para

0
108

Avokati i kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Fredi Belerit tha se klienti i tij akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje i kryer në bashkëpunim.

Ai shtoi se kushtet e flagrancës nuk qëndrojnë pasi atij nuk i është kapur asgjë e paligjshme.

Në një deklaratë të bërë për mediat, avokati Romarjo Meminaj u shpreh se në momentin e arrestimit, Beleri ka qenë duke darkuar me disa miqtë e tij.

Ai tha se paratë i janë gjetur një personi tjetër, i cili sipas tij nuk ka lidhje me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Sapo kam dalë nga dyert e komisariatit të Vlorës. Akuza e tij është për korrupsion aktiv në zgjedhje i kryer në bashkëpunim. Kushtet e flagrancës nuk qëndrojnë në këtë moment, sepse Beleri ka qenë me dy miqtë e tij duke darkuar me miqtë e tij dhe në atë moment ka vajtur policia dhe pretendohet se është kapur në kushtet e flagrancës. Duhet të kesh diçka që të japësh, Ai s nuk është kapur as me lekë dhe me asgjë tjetër. Paratë e sekuestruara i janë gjetur një personi tjetër dhe ska lidhje me Belerin”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here