Pas takimit që mbajti me ish-kryeministrin Sali Berisha, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është ndalur në një prononcim për mediat.
Ai e cilësoi inskenim të shëmtuar arrestimin e Belerit.
“Rama po përjeton një dramë të madhe, atë të orëve të fundit që po i vjen në sundimin monist të sistemit vendor. Nga ai mund të prisni marrëzira të tjera. Sa i takon inskenimit të tij përmes policisë së Bledi Çuçit, të infiltruarve të tij, për të provokuar ngjarje të tilla, dua t’ju siguroj se fitorja e opozitës në qarkun e Vlorës do të jetë ndër më të thellat. Shqetësimi i tij është gjendja rëndë që ka në këtë qark, për shkak të zhvatjes së pronave që ka bërë që nga Vlora deri në Himarë. ka ndërruar 12 drejtorë hipotekash vetëm për këtë punë. Ka në plan që t’ju grabisë pronat qytetarëve të bregut, nga Vlora e deri në Ksamil. Ua ka marrë dhe komuniteteve fetare. Asgjë nuk na habit. Ka një javë që inskenon ngjarje të tilla kriminale. Është i tmerruar nga vota e lirë. Ju bëj thirrje strukturave tona, që të dyfishojnë përpjekjet e tyre, të rrisin pjesëmarrjet, dhe të votojnë dhe të mbrojnë pronat. Ai do që të lubrifikojë pastrimin e parave”, tha Meta.