Berisha: Kandidatët e primareve janë kandidatët e fitores, janë kandidatët e lirisë !

0
88

Në fjalën e tij gjatë mitingut madhështor përmbyllës të fushatës, në sheshin “Nënë Tereza”, kryetari i PD, Sali Berisha tha se kjo pranverë do të jetë e fitores për opozitën.

Berisha tha se kandidatët e opozitës me të cilët kandidon koalicioni “Bashkë Fitojmë” në këto zgjedhje, janë kandidatët e lirisë.

“Së pari, një mirënjohje të pakufishme qindra mijëra burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave, pensionistëve dhe të moshuarve, për mbështetjen e jashtëzakonshme që i dhanë fushatës së koalicionit tonë, fushatës së kandidatëve të lirisë. Me mbështetjen e tyre, besimin e tyre, ju i sollët Shqipërisë dhe shqiptarët, pranverën e bukur, pranverën e fitores.

Një mirënjohje e pakufishme ndaj Belind Këlliçit dhe 61 kandidatëve të primareve, të cilët shkëlqyen si yje të vërteta të lirisë me fushatën e tyre, me takimet, me bisedat, me projektet, me programet. 

Kurrë ndonjëherë qytetari shqiptar nuk është ndjerë më i përfillur, më i nderuar, më i vlerësuar, ashtu siç e meriton nga përfaqësuesit e tij.
Kandidatët e primareve janë kandidatët e fitores, janë kandidatët e lirisë. 

Sonte është një natë e veçantë në historinë e përpjekjeve tona për liri dhe dinjitet. Sonte ne mbyllim fushatën me të cilën ne ia dolëm të bindim shqiptarët, ia dolëm të takojmë shqiptarët, të bisedojmë me ta, të vendosim së bashku me 14 maj, të votojmë ndryshimin, të votojmë Belind Këlliçin, të votojmë kandidatët tanë të fitores. 

Projekti i tyre është projekti i shndërrimit të bashkive tona në bashki të qytetarëve, në bashki të komuniteteve”, tha Berisha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here