Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, komentoi zgjedhjet lokale të 14 majit, duke u ndalur edhe tek arrestimi i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri.
Gjatë kësaj interviste, Mediu tha se shitblerja e votës është një fenomen shumë i rëndë, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama ka përdorur në këtë fushatë një gjuhë të papranueshme ndaj kandidatëve.
Më tej u shpreh se partia në pushtet blen vota dhe intimidon votuesi.
“Pushteti sot kërkon t’u bëjë presion votuesve. Strategjia politike e mazhorancës ka qenë të mos flasë për kandidatët, për të zhvendosë vëmendjen nga problemet e qytetarëve shqiptarë. Himara ka qenë gjithmonë në një debat të vazhdueshëm dhe këtu duhet gjithmonë një vëmendje më e madhe. Shqetësuese është se PS ndihet si pronar me ligjin, marrëdhëniet ndërkombëtare i shohin si raporte personale dhe ndjesia se janë të pazëvendësueshëm ka sjellë edhe këto probleme”. Unë e kam thënë se “Bashkë Fitojmë” është një subjekt elektoral dhe pjesa tjetër e opozitës është bashkuar rreth kandidatit”, tha ndër të tjera Fatmir Mediu.