INTERVISTA/ Harxhi: Ja pse opozita do dalë fituese në Lushnje e Divjakë. 14 Maji do provokojë rënien përfundimtare të qeverisë Rama

0
573

Drejtuesja Politike e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 Majit në Lushnje e Divjakë Edith Harxhi flet në një intervistë për “STANDARD” mbi fushatën e zhvilluar si edhe synimet për dy bashkitë. Harxhi komenton profiling e lartë të dy kandidatëve të dalë nga primaret dhe arsyet pse qytetarët do i japin votën ditën e dielë. Më tej ajo analizon edhe konktestin e thellë politik që kanë marrë zgjedhjet e 14 majit duke theksuar se: “Mendoj që kjo është një nga fushatat më të rëndësishme që ka pasur Shqipëria në historinë e saj, ne jemi përpara një sfide shumë të madhe . Sfida ka të bëjë me frymën, është një frymë antiqeveri, anti Ramë, është një frymë rebelimi kombëtar  dhe ky rebelim kombëtar mendoj unë, do të dal dhe do të tregohet ditën e zgjehdjeve më 14 maj”. 

Intervistoi: Gëzim Saliu

 

Na ndajnë  vetëm 3 ditë nga dita kur shqiptarët i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e ardhshëm në 61 bashki. Si i shihni këto zgjedhje në aspektin politik dhe cilat janë problematikat kryesore me të cilat u hasët në fushatë?

Kjo fushatë kaqenë mjaft interesante për nga natyra, për faktin sepse ne kemi hyrë  në këto zgjehdje lokale pa siglën dhe vulën e Partisë Demokratike por në një koalicion  së bashku me Partinë e Lirisë dhe Partinë Demokristiane.  Natyrisht që ka pasur probleme shumë të mëdha që kemi hasur gjatë rrugës për vetë faktin se mungesa e  vulës dhe e simboleve të partisë të mohon shumë gjëra në një fushatë elektorale.  Në rradhë të parë duhet që të motivosh strukturën bazë të një partie që kjo strukturë natyrisht do të bëjë një fushatë elektorale  pa simbolet e saj dhe pa pasur 2 apo 3 vite simbolet e saj dhe me një përçarje dhe ndarje të brendshme që ka kaluar këto vite të cilat reflektojnë në motivacionin dhe në mënyrën se si funksionon struktura e një partie politike. Për mua ky ka qenë problem i parë dhe kryesor.

 

E dyta natyrisht për arsye të situatave që ka kaluar Partia Demokratike gjatë viteve të fundit  ne  hasim sot shumë vështirësi në mbledhjen e njerëzve. Për arsye sepse natyrisht shumë njerëz janë të pamotivuar dhe  të pandërgjegjësuar me mënyrën se si ne do të reagojmë në përgjithësi në skenën politike. Nga ana tjetër duht të vejmë re diçka mjaft interesante që mendoj të gjithë e hasim kudo në Shqipëri sot, mungesa e të rinjve por edhe largimi i shumë njerëzve nga Shqipëria. Unë mendoj që janë larguar më së shumti të djathtë të cilët nuk kanë pasur mundësi të gjejnë vende punë dhe në një far mënyre janë anatemuar nga vendet e punës apo janë larguar me një lloj indicie nga administrate aktuale dhe janë larguar shumë. Kjo sjell vështirësi në strukturat e partive poltike, sidomos në Partinë Demokratike duke shtuar këtu që kanë qenë më së tepërmi të djathtë, për faktin sepse ne tashmë kemi struktura të tëra të PD, që tashmë janë bosh dhe duhej t’i zëvendësonim.

 

Na është dashur gjithashtu një vit e gjysëm punë për rithemelimin , ringritjen e strukturave tona, ato ishin pothuajse të shkatërruara në 2021 sidomos mbas zgjedhjeve të këtij viti. Njerëzit ishin kudo në gjithë Shqipërinë të demoralizuar , ato ishin zgjedhje të shitura dhe këto lloj strukturash duheshin ringritur. Në një vit e gjysëm kohë ne kemi patur mundësinë t’i ringrejmë por natyrisht ka dashur mjaft punë dhe angazhim por mendoj që ka dashur më tepër kohë për të hyrë në qelizë të çdo strukture siç janë seksionet që janë qeliza e strukturës, por seksionet e shpërndara në çdo qendër votimi, që do të thotë në çdo fshat apo çdo lagje. Pra këto janë disa nga problematikat që ne kemi hasur në këtë fushatë por megjithatë ka qenë një fushatë mjaft interesante që ne e kemi kryer me motivim mjaft të lartë.

 

Keni mbuluar nga afër fushatën e zhvilluar në Lushnje dhe Divjakë ku përkatësisht konkurojnë në emër të koalicionit  “Bashkë Fitojmë , Eduart Sharka dhe Aurel Malko. Cila ka qenë ndjeshmëria që keni marrë nga terreni për këto dy kandidatë?

 

Ne hymë në këtë fushatë në Lushnje dhe Divjakë me dy kandidatë të cilët kanë qenë të papërgojuar, kanë qenë njerëz të punës, profesionistë në fushat e tyre , të dy ekonomistë, si Aureli ashtu edhe Eduardi, kanë qenë njerëz të përkushtuar në komunitetin e tyre dhe unë kam parë këto ditë që kam qene në këto dy qytete që qytetarët e tyre i respektonin si emra dhe na falenderonin që ne kemi dalë apo që primaret tona nxorrën dy kandidatë që ishin kaq të mirë për komunitetet e tyre.

Risia këtë rradhë ka qenë pikërisht fakti që ne kemi pasur primare si për kryetarët e partisë ashtu edhe për kandidatët për kryetar bashkie dhe të gjithë ata kanë hyrë në një garë elektorale , madje disa prej tyre kanë hyrë në gara dy herë ,siç është Edurat Sharka .

Një herë ka hyrë në garë për partinë dhe një herë për bashkinë, kështu që këta i kanë kaluar filtrat e anëtarësisë por mendoj që është edhe përtej anëtarësisë. Mendoj që këta kanë kaluar edhe filtrat e shoqërisë sepse reputacioni i tyre ka qenë përtej partisë, ka qenë i shtrirë në të gjithë strukturën shoqërore të dy qyeteteve , Lushnje dhe Divjakë.

 

Eduart Sharka për shembull ka qenë një ekonomist shumë i zoti me një zyrë kontabiliteti i cili ka mbatur prej vitesh financat e fermerëve të zonës së Lushnjës, ndërsa Aureli ka qenë gjithashtu një ekonomist i zoti por në të njëjtën kohë një djalë i cili gëzonte një reputacion shumë të mirë në shoqërinë në Divjakë dhe përballë kandidatit tjetër i cili ishte një milioner socialist, natyrisht Aureli dukej si dikush që sillte një frymë të re duke qenë dhe më i ri në moshë, një frymë të re në PD e Divjakës por në përgjithësi në krye të bashkisë së Divjakës, kështu që të dy kanë pasur një përkrahje shumë të madhe nga shoqëria.

 

Mendoj që një nga pikat krysore me Lushnjën,veçanërisht me Eduart Sharkën , është se duke qenë se ai ka qenë prej 20 vitesh kryetar i Sindikatës së Fermerëve të Shqipërisë dhe ka drejtuar gjithë aksionin e fermerëve në Shqipëri, ka drejtuar edhe protestat kundër qeverisë për rritjen e çmimeve të bujqësisë , Eduarti gëzon një reputacion përtej të majtës dhe të djathtës , tregohet që ka qenë një aktivist i shoqërisë civile, dhe për këtë arsye mendoj që ka pasur edhe një lloj mbështetje shumë të madhe sa i përket pjesës së aktivizmit të tij civil dhe këtu del në pah edhe më tepër figura e tij .

Kandidati i koaliconit “Bashke Fitojme” ne Lushnje Eduardt Sharka

 

Kandidati i koalicionit “Bashke Fitojme” per bashkine Divjake Aurel Malko

Cilat probleme më të ethshme me të cilat hasen qytetarët e Lushnjës e Divjakës. Po zgjidhjet që ofrojnë kandidatët e opozitës cilat janë? 

Kuptohet që Lushnja dhe Divjaka janë dy qytete të cilat kanë rreth 70-80 % të elektoratit të tyre në fshat, për këtë arsye është e rëndësishme të kuptohet fakti që elektorati ynë i shtrirë në fshat është një elektorat i cili nuk është mjaft solid për vetë faktin sepse kuptophet që strukturat e PD nuk kanë qenë aq të forta në disa fshatra ashtu siç mund të jenë në qytete kryesore. Problemi kryesor i  banorëve në Lushnje dhe Divjakë është bujqësia. Bujqësia në këto vite është shkatërruar plotësisht , në 10 vitet e fundit kemi një rritje të të gjithë produkteve bujqësore. Kemi një mungesë subvencionimi, madje para disa ditësh është subvencionuar nafta vetëm tek disa fermerë të cilët janë përzgjedhur nga ministrja e Bujqësisë se kush do të jenë ata që u subvencionohet një pjesë e naftës por kuptohet, nafta nuk subvencionohet e plotë pra jo për gjatë gjithë vitit por vetëm në kohëra të caktuara, sipas përzgjedhjes së qeverisë.

Këtu janë dhjetëra mijëra hektarë sera të cilat janë të shkatërruara tashmë . Ajo Myzeqeja e famshme e cila pati një lindje të vërtetë pas viteve 90’ dhe një “boom” ekonomik nga viti 2005 deri në vitin 2013 kur ktheheshin fshatarët nga puna e tyre në Greqi dhe filluan të hapnin serat dhe fermat e tyre në Shqipëri në tokat e tyre , kjo tashmë ka përfunduar. Sot ka një mjerim të thellë.

Më duhet t’iu them që unë kam shëtitur këto ditë dhe jam takuar me banorë të fshatrave të Lushnjës së bashku me grup-seksionet tona dhe me seksionet e kam vënë re diçka interesante. Këto ditë kam parë një mjerim të tillë i cili mund të krahasohet vetëm me romanin “Lumi i Vdekur”. Pra ka fshatra të tërë që janë shpopulluar, janë zbrazur , ka me dhjetëra shtëpi bosh dhe vetëm një shtëpi në të cilën qëndron vetëm një i moshuar i vetmuar që ruan dhjetë shtëpitë e tjera bosh. Pjesa tjetër janë larguar, dhe këtu fenomeni është që nuk janë larguar vetëm të rinjtë janë larguar edhe mosha e tretë. Janë me dhjetëra shtëpi, me dhjetëra hektarë tokë të cilat nuk punohen, dhjetëra e qindra shtëpitë e pabanuara, me njerëz të shpërngulur dhe nuk është shpërngulje vendore është shpërngulje jashtë vendit. Në të njëjtën kohë toka të papunuara, kjo vjen për pasojë sepse njerëzit nuk kanë insentiv në një kohë kur Krutja ka qenë deri në 2013-2014 një nga komunat kryesore, ajo më pas me ndarjen territoriale që bëri Edi Rama u kthye në një njësi administrative dytësore së bashku me Fier – Sheganin që të dyja bashkë kanë qenë hambar apo e gjithë zona e Myzeqesë së Lushnjes ka qenë një hambar i vërtetë për prodhimet bujqësore në Shqipëri gjatë gjithë viteve të fundit të demokracisë por këto janë shkatërruar krejtësisht tashmë.

Zgjidhja vjen me një program të mirëfilltë. Eduart Sharka ka një program shumë të mirë për bujqësinë duke qenë se është marrë vetë prej vitesh me këtë. Natyrisht ne do synojmë kthimin në rradhë të parë të njerëzve në atdhe sepse kjo situatë nuk bëhet pa njerëz, bujqësia bëhet me njerëz dhe me teknologji në të njëjtën kohë.E dyta pastaj janë subvencionet nga ana e bashkisë e cila sipas kartës europiane te rajoneve dhe komuniteteve lokale është e mundur që të subvencionojë deri në 10% të prodhimeve apo të bujqësisë vetë pa pasur nevojën e një nënshkrimi nga qeveria qendrore.

 

 

 

Krahas faktit se në këto zgjedhje qytetarët do të votojnë për qytetarin e parë të bashkive ku bëjnë pjesë, duket se për shumë arsye përballja politike dhe rëndësia e 14 majit shkon përtej një procesi normal zgjedhor lokal. A do të mundet opozita sipas jush të dali triumfuese në këto zgjedhje? 

 

Partia Demokratike dhe opozita në përgjithësi ka hyrë në këto zgjedhje e lidhur në një ide apo ka ngjizur një ide shumë të rëndësishme që ka të bëjë me frymën dhe të ardhmen e fitores së përgjithshme në nivel qendror. Pra këto zgjedhje nuk janë parë në asnjë moment si zgjedhje lokale për vetë faktin sepse situata politike  në Shqipëri ka degraduar deri në atë pikë saqë kërkohet një ndërhyrje e plotë, e fortë dhe tërësore në çdo nivel të saj dhe gjithmonë e kam parë me shumë kërshëri faktin se si do mundej të kthehej një fushatë lokale vendore në një fushatë qëndrore . Mendoj që kjo është një nga fushatat më të rëndësishme që ka pasur Shqipëria në historinë e saj, ne jemi përpara një sfide shumë të madhe . Sfida ka të bëjë me frymën, është një frymë antiqeveri, anti Ramë, është një frymë rebelimi kombëtar  dhe ky rebelim kombëtar mendoj unë, do të dal dhe do të tregohet ditën e zgjehdjeve më 14 maj. Partia Demokratike, nuk e di për Partinë e Lirisë, por PD vetë ka fituar zgjedhje politike sa herë që ka pasur fymë dhe unë këtë rradhë shoh frymë të paktën në dy proceset politike që unë drejtoj për dy bashki , shoh një frymë e cila  nuk ka ekzistuar më parë, edhe për arsye të përçarjes por në këto dy bashki unë për herë të parë shoh, fillimisht  pas shumë vitesh është një parti që pas vitit 2021 që është e bashkuar, pra strukturtat janë bashkuar tashmë nuk ka më ndarje, ka një kandidat të vetëm në të dyja bashkitë dhe kjo ka rritur më tepër frymën  për sa i përket elektoratit tonë, por ne duhet të  kalojmë përtej elektoratit tonë, te elektorati gri.

 

Mendoj që janë një 30% votuesisht në bashkinë e Lushnjes veçanërisht por edhe Divjakës të cilët hyjnë tek elektorati gri, që janë të pavendosur nëse do të shkojnë të votojnë ose jo apo për kë të votojnë. Ne  jemi munduar të punojmë me këtë elektorat dhe për këtë arsye unë them që këtë rradhë prevalon fryma dhe sa herë PD ka pasur këtë lloj fryme, frymën e rebelimit kundër qeverisë gjithmonë Partia Demokratike ka fituar.

 

Kështu që unë besoj në një fitore në 14 maj dhe mendoj që PD do të marri një shumicë mjaft të mirë të bashkive të vendit apo koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të marri një shumicë të bashkive të vendit për faktin sepse tashmë kjo qeveri për mua është një qeveri e rënë dhe për qytetarët e tjerë të Shqipërisë që janë të tejngopur me masakrën që është bërë në këto 10 vite si masakër urbane, bujqësore, masakër ekonomie, shpërngulje e planifikuar, (e qëllimshme mendoj unë), largm masiv të qytetarëve, braktisje të shtëpive të shkollave, fermave, braktisje të bujqësisë e cila rrezikon natyrisht dhe mungesën e ushqimit në Shqipëri për vitet e ardhshme në qoftë se do të vazhdonte kjo situatë, pra unë shoh një rebelim mbarë kombëtar në këtë moment dhe për këtë arsye për mua këto janë zgjedhjet më të rëndësishme politike që prej vitit 1992 dhe fryma është me të vërtete që e lartë dhe unë e krahasoj me atë periudhë përsëri. Kështu unë besoj në fitore, jam e sigurt që koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të dali triumfues në këto zgjedhje dhe veçanërisht këto zgjedhje do të jenë ato që do të provokojnë rënien përfundimtare të qeverisë Rama dhe sa më shpejt zgjedhje të parakohshme parlamentare në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here