Flet Tefta Malaj: E vërteta e lidhjes me italianin dhe xhelozisë së Taulantit

0
166

Hetuesit italianë kanë marrë mëngjesin e kësaj të premteje dëshminë e Tefta Malajt, 39-vjeçares shqiptare e cila mbeti e plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj, Taulant Malaj. Ngjarja ndodhi në apartamentin ku jetonte familja shqiptare në Torremaggiore të Foggia. 45-vjeçari vrau fqinjin e tij italian Massimo De Santis dhe vajzën e tij 16-vjeçare, duke i goditur barbarisht me thikë.

Tefta mori plagë të shumta dhe që prej asaj nate ndodhet në spital, ku dhe u mor në pyetje nga hetuesit italianë. Sipas asaj që shkruan ANSA, ajo u ka treguar atyre se bashkëshorti ishte shumë posesiv dhe se ishte aq xheloz sa ia kishte ndaluar të kishte kontakte me njerëz të tjerë, apo të dilte nga shtëpia për të pirë një kafe me shoqet.

Vitin e fundit, sipas dëshmisë që jep ANSA sjellja e tij ishte përkeqësuar edhe më shumë, për lidhjen jashtëmartesore që ai dyshonte se gruaja kishte me 51-vjeçarin Massimo De Santis. Këtë lidhje gruaja e ka mohuar në mënyrë kategorike. Ajo ka thënë se bëhej fjalë vetëm për një miqësi të thjeshtë.

Sa i përket armës së krimit, Tefta mësohet të jetë shprehur se nuk e kishte parë kurrë më parë në shtëpi atë thikë të gjatë 18 centimetra që me gjasë 45-vjeçari e kishte siguruar kohë më parë. Tefta konfirmoi të gjithë dinamikën e krimit të dyfishtë dhe plagosjes së saj. Kjo është shfaqur edhe në videot e regjistruara nga kamerat e vendosura në shtëpi, por edhe nga vetë rrëfimi i burrit të saj. Sipas ANSA, hetuesit janë përqendruar në mënyrë të veçantë tek marrëdhënia mes bashkëshortëve.

Marrja në pyetje u zhvillua në repartin e kirurgjisë në spitalin e Foggia dhe zgjati rreth 2 orë. E pranishme mësohet se ishte edhe e ëma e Teftës. Ndërkohë, kanë dalë edhe rezultatet e autopsisë. Sipas saj Massimo De Santis u vra me 23 goditje me thikë, ndërsa 16-vjeçarja, Jessica kishte marrë 6 goditje në kraharor. 45-vjeçari Taulant Malaj vrau fillimisht fqinjin, i bindur se kishte një lidhje me bashkëshorten e tij.

Më pas i mori jetën të bijës, gjatë kohës që kjo e fundit tentonte të mbronte të ëmën. Tefta Malaj po ashtu para hetuesve mësohet të jetë shprehur se kamerat në shtëpi, në dhomën e ndenjes dhe atë të gjumit, i kishte vendosur për të kontrolluar të shoqin, pasi kishte mësuar se ai ngacmonte seksualisht Jessica-n, kur ajo ishte 14-vjeçe. 39-vjeçarja vijon të jetë e shtruar në spital, ndërsa varrimi i vajzës së saj, ANSA shkruan se mund të mbahet në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here