Nga Milaim Nela
Të nderuar bashkëkombas! Në këto 24 orë që jam mes jush që do votoni për pushtetarët lokalë ndjej dëshirën tuaj për ndryshim! Ndjej urrejtjen dhe mllefin që keni për ata që ka 8 vjet që ju gënjejnë pa ju skuqur faqja! Sot kam parë në shesh, në rrugë kudo ku me keni folur dhe përshëndetur që mezi po prisni datën 14 për ti dhënë dërmën kërmës së rilindjes!
Ndihem i emocionuar se kësaj nuk do të ju kërkoj të votoni duke mos patur mundësi të votoj nga Britania e Madhe aty ku jetoj por do të jem edhe unë në radhë me ju për të votuar pas 26 vitesh mungese! Besoj do më falni për mungesën e gjatë!
Jam ndjerë shpresëplotë se shumë miq të mi që kanë votuar tradicionalisht majtas të dielën do votojnë ndryshimin sepse nuk e kanë përtypur dot gënjeshtrën e ish kryetarit të MJAFTIT se do rriste gjelbërimin dhe nuk do ndërtonte kulla për mafien e shpëlarjes së parave!
Socialistët nuk do ta votojnë gënjeshtarin e paskrupullt që pretendon të ketë mbaruar tre fakultete në moshën 21 vjeçare!
Socialistët e vërtetë nuk do ta votojnë “tironsin” nga Tërpani sepse për aktorë nuk kanë nevojë!
Socialistët do votojnë ndryshimin sepse besojnë që benzeni dhe helmet e tjera kanceroze nuk përzgjedhin vetëm fëmijët e demokratëve por edhe fëmijët e tyre.
Socialistët do votojnë ndryshimin,do votojnë Belindin sepse nuk e duan Shqipërine pa rini, pa studentë, pa femije, pa punëtorë dhe me pleq që vdesin të vetmuar se fëmijët i kanë në emigracion!
Qytetarët e Tiranës që jetojnë në banesat mbi 50-vjeçare do votojnë Belind Këlliçin se vetëm ashtu do ndihen të sigurtë që nuk ju vjen rruspa në 5 të mëngjesit për ti nxjerrë nga shtëpitë e tyre.
Punonjësit e ndershëm të bashkisë që nuk janë aktiv1stë e patronazhistë do votojnë ndryshimin sepse nuk e durojnë përçmimin dhe përdorimin që ju bën drejtorët fitues tenderash!
Qytetarët e Tiranës do votojnë Belind Këlliçin sepse vetëm ai ju garanton transportin publik falas nga çdo cep i territorit të Bashkisë së Tiranës.
Qytetarët e Tiranës do votojnë Belind Kelliçin sepse vetëm ai do ju ulë taksat të cilat do jua lehtesojnë shpenzimet mujore.
Qytetarët e Tiranës të majtë e të djathtë do votojnë Belind Këlliçin sepse me Belindin kryetar nuk do të ju vijnë policët bashkiakë kur ata të ndërrojnë dritaren e shtëpisë së tyre apo tjegullat e çatisë.
Qytetarët e Tiranës, do votojnë Belindin sepse ai e ndjen në gen të qenurit qytetar i Tiranës sepse mbi shpatullat e tij rëndon historia dhe trashëgimia historike e qytetarisë dhe mikëpritjes tiranase.
Qytetarët e Tiranës do votojnë ndryshimin sepse Belindi nuk do ti vjedhë brutalisht si pararendësi duke ndërtuar instalacione absurde vetëm për të pasuruar hajditët e parave publike por do jetë një menaxher i kujdesshëm i parave të taksapaguesve tiranas.
Qytetarët e Tiranës do votojnë Belindin se nuk duan më kulla të shëmtuara në Tiranën dikur qytet i luleve.
Qytetarët e Tiranës do votojnë ndryshimin do votojnë Belindin se nuk e durojnë më mashtruesin dhe mashtrimin por do ti japin atë që meriton sektit mashtrues.
Qytetarët e Tiranës nuk do ti harrojnë skenat makabre të 19-20 Majit 2020 kur fadromat e zdromsit rrafshuan të vetmin Teatër Kombëtar që kishte Shqipëria e aktorët qëndrestarë duke dalë në pranga pas një rezistence që nuk eshte pare ne asnje vend te botës!
Qytetarët e Tiranës do votojnë Belindin se ai do ndërtojë Teatrin ASHTU SIÇ ISHTE, E ATY KU ISHTE!
Qytetarët e Tiranës do votojnë ekipin e Këshilltarëve që udhëhiqet nga Dr Ilir Alimehmeti sepse ata janë qytetarë të përgjegjshëm për firmat që hedhin e vendimet që votojnë sepse janë personalitete që ndjejnë përgjegjesine e të qenurit anëtar i Kuvendit të Tiranës e jo kërpërata injorantësh që e dinë Hajredin Pashën hero të Dibres e hand biftek 1000 eurosh tek Nusreti në Dubai me paratë tuaja!
Tirana do triumfojë me 14 Maj!