Nga XHEMAL FARKA / ÇERE DO ME THONË DALLKAUK…

0
123

XHEMAL FARKA ( SULA FAJËS ) – ÇERE DO ME THONË DALLKAUK…

No katunarët, shumë do llafe qi përduren m’shehër e qi mileti ja njisin njoni-qetrit, s’i kaptojm hiç. Ene jón mejaft llafe zot-fale, qi s’i morim vesht nó Lanabregsit. Se no imi të trashë mër vllaa. S’kimi kënuu shkollë, ene llafet qi nigjojm m’shehër i mórim qetër për qetër. Kur nenjóni ôsht i zoti ene bon nej punë të mirë no kina xônë me i thonë: Pardom të qoftë a Cen se ja ke set si duhet ! Pardomi zen venin e bravo-s. Do me thonë natrrojm bravën me pardonin!…

Ene llafen «dallkauk» nishti vonë ë kimi xonë se çere do me thonë. Na e ká kallxuu i esnofë Tirone qi pat ardhë me çmûu ullit.

Kishte qenë i herë i kadí, qi kishte shkuu ke i baçevon me ja pa t’mjellmet. Kishte zonë kadiu me i rá qark vllojavet. Kishte naluu ke palltaxhonat ene i kishte thonë baçevônit:

«T’bukër jon kto palltaxhonat,”. “Possi effenëm, si jo! zotni jote shifi lulet i herë sa t’bukra i kon!» ja kishte prit baçavôni.

Kadiu i kishte rá rreth e qark baçes ene kishte naluu përsita ke palltaxhonat.

«Amo ‘ne kto palltaxhônat sa t’kqi qi jon» tho kadiu.

«Po ti shifi bojën i herë sa t’ zezë e kon!..» ja kishte prit shpet e shpet baçevoni, me i ardhë m’fjalët kadi effeniut pa u ftof halaa. E kti farsoj robi qi t’vje m’llafet si t’a dushë, si llastik, nji kti i thokan «dallkauk!»

Njikshtu bohet ifadé llafja. T’ketë lezet i çikë, qi t’mos t’i vii ronë ‘ne ati qi ôsht….. e dini vetë ju moo… «dallkauk !»

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here