Skandali/ kadastra shpërndan legalizime për qëllime elektorale një ditë para votimeve

0
117

Agjensia shtetërore e kadastrës është përfshirë në një skandal një ditë përpara zgjedhjeve. Kjo agjensi po shpërndan legalizime për qytetarët në këmbim të votës. Qytetarët futeshin në institucion nga dera kryesore por edhe në mënyrë të fshehtë nga garazhdi.

Një nga qytetarët është shprehur se ka ardhur për legalizimin pasi janë thirrur nga zyrtarët e institucionit.

Sot kadastra duhet të ishte ditë pushimi por ky institucion është i hapur ky qytetarët janë parë të futeshin në zyre, dhe janë shprehur se janë njoftuar në telefon  të marrin legalizimin që kishin vite që e prisnin.

Edhe pse qytetarët janë parë të futeshin në institucion roja i objektit ka mohuar se kadastra është në punë.

“Sot është ditë pushimi dhe nuk punon kadastra. Kam urdhër nga shefat që të mos lejoj asnjë person të futet brenda. Unë nuk kam lënë njeri të futet brenda, nuk e di se di janë futur brenda po unë nga dera nuk kam lënë njeri”– U shpreh roja

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here