Tedi Blushi ka denoncuar sot publikisht shkeljen e heshtjes zgjedhore nga ministri Niko Peleshi.
Sipas një videoje të publikuar nga Blushi në Facebook, Peleshi ka zhvilluar takim me deputetë të “Rilindjes”, drejtues vendorë të PS bashkë me disa qytetarë.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi kapet në flagrancë duke vazhduar sot fushatën elektorale, në shkelje të ligjit, për kandidatin e “Rilindjes” në Korçë, Sotiraq Filo!
Këto janë pamjet pas takimit të zhvilluar sot ku qartësisht dallohet Peleshi, deputetë të “Rilindjes”, drejtuesit vendorë të PS dhe qytetarë të thirrur në aktivitet nën presionin për vendet e punës!
Duke dënuar me ashpërsi këtë dhunim flagrant të ligjit bëjmë thirrje për dënimin shembullor të këtij rasti! Ftojmë organizatat ndërkombëtare të vëzhgimit të procesit elektoral të reagojnë me forcë!