Fushë Krujë, votuesi godet komisionerin me grusht, shpallet në kërkim

0
142

Një komisioner në Fushë Krujë është goditur me grusht nga një votues pas nj debati për radhën në votim. Si rezultat, votuesi E.K. është shpallur në kërkim nga Policia. Incidenti ndodhi rreth orës 10:10 tek  Qendra e Votimit 1302-1 në Fushë Krujë.

Kjo KZAZ  me vendim kërkoi ndihmë nga Policia e Shtetit, pasi në këtë qendër votimi një shtetas (votues) ishte konfliktuar me një anëtar të Komisionit.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pasi kanë marrë njoftim, kanë shkuar në Qendrën e Votimit 1302-1, ku ka rezultuar se shtetasi E. K., i cili kishte shkuar për të votuar në këtë qendër, kishte debatuar me një anëtar të komisionit, shtetasin I. H., dhe më pas e kishte goditur atë me grusht, për radhën e votimit.

Shtetasi E. K. është shpallur në kërkim dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Po me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit, pas normalizimit të situatës, punonjësit e Policisë janë larguar nga Qendra e Votimit.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here