Votimi duhet të kishte nisur në orën 07:00, por janë paraqitur problemet e para në Qendrën e Votimit, e vendosur në shkollën “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.
Në këtë qendër votimi nuk punon pajisja e identifikimit elektronik. Pas raportimeve, KQZ njoftoi qendrën në fjalë se votimi do të hapej pas 3 orësh.
Kujtojmë se sot mbahen votimet ne 61 bashki, ku do të zgjidhen 61 kryebashkiakët e rinj.