Shqipëria zgjedh sot qeverisjen vendore/Ja sa është pjesëmarrja deri tani në rang vendi

0
109

Shqipëria voton sot për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të pushtetit vendor në 61 bashkitë e vendit.

Deri në orën 8:00 pjesëmarrja sipas KQZ ishte 1.29 %.

Pjesemarrja

Pajisjet e identifikimit elektronik kanë sjellë pezullime të procesit në disa Qendra Votimi në Tiranë dhe rrethe.
Madje dhe në Qendrën e Votimit ku pritet të votojë kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi nuk ka nisur ende procesi për shkak të problemeve me pajisjen e identifikimit elektronik.

 

 

Në total në këto zgjedhje janë 3,650,550 shtetas shqiptarë me të drejtë vote, sipas listës përfundimtare të zgjedhësve, të gjeneruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile në Ministrinë e Brendshme.

122 545 zgjedhës votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 14 majit, ndërsa 1,111 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.

Ditën premte, datë 12.05.2023, me vendim Gjykate është shtuar një Qendër Votimi e Posaçmes, në IEVP BELSH. Në të gjithë vendin nga 5212, tani janë 5213 qendra votimi, ndërkohë që pranë çdo Njësie të Qeverisjes Vendore apo KZAZ-je janë shpallur listat zgjedhore, ku qytetarët mund të verifikojnë emrin në listë dhe Qendrën e Votimit.

Për verifikimin e emrit në listën e zgjedhësve qytetarët mund të kontrollojnë online në faqet zyrtare të Ministrisë së Brendshme apo KQZ-së, si dhe në platformën e-Albania.

Qytetarët mund të votojnë me pasaporta biometrike ose karta identiteti, ndërkohë që vlefshmëria e kartave të identitetit, të cilat skadojnë deri më 14 maj është zgjatur deri në 31 maj. Zgjatja e vlefshmërisë vlen vetëm për dokumentin e identifikimit ID dhe jo për pasaportat biometrike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here