Skandal në Qendrën e Votimit 3310 në Çelepias, Berat.
Një vëshguese e koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka filmuar kunatin e kryetares së Partisë Socilaiste Berat me një punonjës të Policisë Bashkiake, duke diskutuar brenda QV se si të sjellin disa qytetarë për të votuar.
Biseda e tyre është e filmuar.
Në momentin që pyeten se a është e ligjshme kjo që ata po bëjnë brenda qendrës së votimit, fillon debati i ashpër mes tyre.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Zija Ismaili ka deklaruar se do bëjnë edhe kallzim penal në polici për rastin flagrant.