Sot zgjedhjet lokale/ Audrey Glover: Situata e qetë deri tani, po mbikëqyrim të gjitha problematikat me pajisjet për identifikimin elektronik

0
123

Shefja e vëzhguesve të OSBE-ODHIR, Audrey Glover ka folur në lidhje me procesin zgjedhor për pushtetin vendor që ka nisur prej mëngjesit të sotëm.

Glover tha se situata deri tani është e qetë, ndërsa theksoi se të gjitha zgjedhjet janë të rëndësishme një shtet të caktuar.

“Situata deri tani është e qetë ndoshta edhe për shkak të motit. Procedurat e djeshme për shpërndarjen e materiale janë pjesë e raportit tonë që do të publikohet të hënën. Zgjedhjet nuk mund të krahasohen.

Të gjitha zgjedhjet janë të rëndësishme kryesisht për votuesit sepse ato tregojnë se kë duan votuesit që t’i përfaqësojë ata. Zgjedhjet e fundit këtu patën një palë që nuk mori pjesë, nuk mund të krahasohen me ato sot.  Dhe këtë pjesë të të procesit e po shohim në lidhje me pajisjet identifikuese”, deklaroi ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here