Fredi Beleri reagon nga burgu pas fitores: Mirënjohës për të gjithë ata që treguan burrëri! I mirëkuptoj ata që terrorrizmi u mundua t’i nënshtrojë

0
121

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës Fredi Beleri ka reaguar nga burgu pas mbylljes së numërimit që i dha fitoren.

Beleri shkruan se demokracia fitoi, Himara fitoi duke shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që treguan burrëri dhe mirëkuptim për të gjithë ata që terrorizmi u mundua t’i nënshtrojë.

“Demokracia fitoi! Himara fitoi! Mirënjohës për të gjithë ata që treguan burrëri. I mirëkuptoj të gjithë ata që terrorizmi u mundua t’i nënshtrojë. Sot nuk ka humbës dhe fitues, janë të gjithë qytetarë të Himarës dhe unë Kryebashkiaku i tyre dhe si i pari mes të barabartëve do të përparojmë së bashku që të bëhemi akoma më të fortë në mbrojtje të demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut!”, deklaron Fredi Beleri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here