Kutia që thelloi akoma më shumë fitoren e kandidatit të Partisë Socialiste në Bashkinë e Rrogozhinës, Edison Memolla, ishte ajo që u numërua në burgun e Rrogozhinës. Të dhënat zyrtar të raportuara dhe në media tregojnë se në kutinë e dalë nga burgu, kishte 104 vota.
Nga këto, 92 kanë qenë në favor të kandidatit të Partisë Socialiste, Edison Memolla dhe vetëm 12 vota ishin për kandidatin e koalicionit BF, Shkëlqim Hoxha. Kjo diferencë i dha votën PS. Si përfundim, PS mori 5120 vota, ndërsa BF, 5097 vota.