Një incident është shënuar gjatë procesit të numërimit për bashkinë e Finiqit.
Procesi është ndërprerë në KZAZ nr.91 pasi një numëruese ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar nga platforma.
Të pranishmit kanë dhënë ndihmën e parë, ndërsa më pas është nisur drejt spitalit.
Teksa humbi ekuilibrin, gjatë rënies dëmtoi edhe pajisjet. Numërimi po rifillon me tre grupe, ndërsa është dëmtuar një monitor dhe një kamera.