Përmbyset rezultati në Rrogozhinë, të burgosurit i japin bashkinë PS-së

0
151

Ndryshe nga shumica dërrmuese e bashkive të vendit, ku rezultati ka qenë i thellë në favor të Partisë Socialiste, në Bashkinë e Rrogozhinës pati vërtetë një garë të fortë. Shkëlqim Hoxha, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, e kryesoi garën gjatë gjithë kohës, ndonëse me diferencë të vogël. Deri në kutinë e fundit, ku rezultati u përmbys në favor të Edison Memollës i Partisë Socialiste.

Kutia e fundit që u numërua në Rrogozhinë ishte ajo e burgut. Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, në këtë kuti rezultonin që kishin votuar 104 të dënuar në total. Nga këto 92 vota shkuan për kandidatin e Partisë Socialiste, Edison Memolla dhe vetëm 12 vota shkuan për kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë.

Diferenca prej 80 votash në Burgun e Rrogozhinës ishte ajo që i dha Partisë Socialiste fitoren e Bashkisë së Rrogozhinës. Rezultati përfundimar i kësaj bashkie ishte 5120 vota për kandidatin e Partisë Socialiste dhe 5097 vota për kandidatin e Bashkë Fitojmë. Pra një fitore me një diferencë prej vetëm 23 votash.

Me pak fjalë, Partia Socialiste është mazhorancë dominuese edhe në burgje, ku gëzon një mbështetje thuajse plebishitare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here