Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia i cili po pëson një disfatë të thellë përballë kandidatit të Partisë Socialiste, Benet Beci ka bërë një reagim në rrjetet sociale.
Ai shprehet se çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, dhe shton se shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohëve më të errëta.
“Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, ndërsa shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohëve më të errëta.
Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët dhe ata që nuk bëjnë kompromis për lirinë”, shkruan ai.