Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati ka reaguar në lidhje me procesin e votimit dhe numërimit në këtë bashki.
Sinamati shkruan, se kandidati rival, bleu një pjesë të opozitës dhe votues të cilët i varfëroi nën pushtetin e tij dhe tani ua blen votën lirë.
Reagimi i Admir Sinamatit:
Çfarë ndodhi ?!
Pushtetin e falur nga ish opozita e shndërruan në dhunë e para të pista të korrupsionit, e me to blenë një pjesë të opozitës dhe votën e një pjese të varfëruar të qytetarëve prej pushtetit të tyre, për ta transferuar sot në pushtet dhune e për t’ua nxirë jetën atyre dhe gjithë të tjerëve përgjatë 4 viteve!
Lutje!
Ruaji Zot shqiptarët e ndershëm prej atyre me pushtet të blerë e votuesve të shitur në treg të lirë!
Falenderoj qytetarët kuksianë që më besuan mua dhe nuk u mposhtën prej dhunës, presionit dhe blerjes!
Ndjehem keq që pavarësisht pritshmërive të mëdha nuk ia solla dot ndryshimin Kukësit !
Kam besim se ende ka shpresë që Demokracia do të triumfojë dhe së shpejti e drejta do të fitojë!