Ne demokraci ka informim, në diktatura ka vetëm propagandë.

0
185

 

Nga Ylli Manjani
Çdo mëngjes po të shihni Sky News, BBC, e ZDF/ARD do gjeni tema ekonomisë së ditës. Çmimet e konsumit, cilësia e produkteve, taksat të zbërthyera në nivel familjar.

Të gjithë harxhojnë kohë publike për jetesën, mirqenien e sigurinë publike.

Asnjëherë lajmet apo emisionet e tjera nuk fillojnë me fjalët “Kryeministri tha…” Përkundrazi, kryeministrat e zyrtarët kuotohen vetëm në kontekstin e ekonomisë familjare.

Pra ti informohesh me atë që të intereson dhe nuk fryhesh me propagandë që në sabah.

Kjo është arsyeja që rrefuzoj të ndjek mediat shqiptare që ngopin njerëzinë me politikë e propagandë koti. Madje edhe me propagandë të zgjedhjet e Erdoganit apo me deklaratat madhështore të Yuri Kimit..

Nga komente në FB kuptoj se çfarë krim kundër njerëzimit është media shqiptare.

Jeta në këtë vend nuk na imunizon plotësisht nga helmi mediatik.

Pavarësisht se nuk ndjek televizionet, prap interneti në celular nuk të mbron aspak. Sidoqoftë duhet të marrësh vesh çbëhet në vendin ku jeton. Por besoj se helmohem me goxha filtra paraprakë… Të paktën përpiqem.

Çmimi lartë qumështit të bebeve ishte sot tema te Sky News. Dje diskutohej për krizën e pagave të sistemit shëndetësor. Madje një komentues, teksa po argumentonte mbi nevojën e rritjes së pagave, tha në tekst “ne nuk jemi Shqipëria e viteve 90…” ?.

Shkurt në demokraci ka informim, në diktatura ka vetëm propagandë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here