Shifrat: Ja sa do t’i kushtonte shqiptarëve votimi elektronik në 61 bashki

0
156

Shpenzimet buxhetore për zgjedhjet vendore 2023 kanë arritur shifrën e 2.6 miliardë lekë. Duke marrë në studim shifrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), SCAN Intel ka përllogaritur sa sa i kushton shqiptarëve një votë.

Duke marrë në konsideratë numrin e popullsisë me të drejtë vote për vitin 2023, që sipas KQZ është 3.6 milionë, kostoja totale për votues në 14 maj llogaritet të jetë mesatarisht 712 lekë për votues.

Sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve shpenzimet buxhetore për zgjedhjet vendore janë ndarë sipas zërave. Një pjesë e mirë ka shkuar për votimin elektronik dhe pjesa tjetër është kosto për pagat e komisionerëve, për operatorët si edhe për trajnuesit e audituesit.

Por sa na ka kushtuar ne një komisioner dhe auditues? Referuar shifrave shpenzimet për paga për personelin e përkohshëm llogariten gjithsej 424.7 milion lekë. Numri total i komisionerëve dhe operatorëve pjesëmarrës në zgjedhjet vendore është 42,113.

Sipas përllogaritjes, një komisioner ka kushtuar mesatarisht 10,085 lekë.

Totali i shpenzimeve për votimin elektronik në tre bashki të vendit (Kamëz, Vorë dhe Elbasan) është llogaritur në rreth 1.9 miliardë lekë. Numri i popullsisë me të drejtë vote në këto tre bashki për zgjedhjet vendore të vitit 2023 arrin në 310,846.

Nisur nga këto shifra, kostoja për votues efektivë është rreth 14,000 lekë.

Nëse votimi elektronik do të zhvillohej në të gjitha bashkitë e vendit, kostoja e projektuar për votimin elektronik për totalin e votuesve do të arrinte në 22.3 miliardë lekë ose rreth 200 mln euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here