Ikin të rinjtë, shtohen të moshuarit në Shqipëri

0
157

1 në 3 të moshuar në vendin tonë kanë nevojë për kujdes afatgjatë. Ekspertët e geriatrisë kanë hartuar një raport i cili nxjerr në pah, nevojat emergjente që kanë të moshuarit në vendin tonë.

1 në 3 të moshuar kanë nevojë për Kujdes afatgjatë, por këto nevoja janë të ndryshme, 5% kanë nevojë për kujdes 24 orë, ndërsa pjesa tjetër për disa orë gjatë ditën”,-tha Alban Ylli, ekspert i gjeriatrisë.

Në 95% të rasteve kujdesi ofrohet nga familjarët

“E ofrojnë fëmijët, gruaja të afërmit”,- tha Alban Ylli, ekspert i gjeriatrisë.

Ekspertët gjykojnë se Shqipëria nuk është ende gati të ofrojë kujdes rezidencial për të gjithë, veçanërisht në kushtet kur shikohet se të moshuarit po shtohen.

11% raporti i varësisë së moshimit, që ka qenë para 10 vjetësh, sot është 22% dhe pritet të shkojë në 33% kjo do të thotë janë të moshuar mbi persona në moshë pune”,-tha tha Alban Ylli, ekspert i gjeriatrisë.

Të gjendur në këto kushte ekspertët sugjerojnë që të forcohen më shumë kujdestarët familjar, e njëherazi  atyre t’ju ofrohet mbështetje pasi në gjykimin e tyre mbilodhja e krijuar nga kujdesi intensive mund të  çojë dhe drejt abuzimit me të moshuarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here