PS me 34 anëtarë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, “Bashkë Fitojmë” merr 15 mandate. PD 4 mandate, PSD e Doshit 3

0
108

34 mandate në Këshillin Bashkiak të Tiranës ka siguruar Partia Socialiste, falë 147267 votave të grumbulluara nga qytetarët e kryeqytetit.

“Bashkë Fitojmë” doli forcë e dytë politike në Tiranë, me 67999 vota, duke siguruar 15 mandate në Këshill. 4 anëtarë do të ketë Partia Demokratike dhe 3 Partia Socialdemokrate.

Ndërkohë nga një mandat kanë arritur të sigurojnë Partia Republikane, Aleanca Progresiste LZHK, Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, Nisma Thurje dhe Lëvizja Bashkë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here