Ilir Alimehmeti: Rama dekurajoi qytetarët të marrin pjesë në votime

0
206

Anëtari i zgjedhur i Këshillit Bashkiak, Ilir Alimehmeti ka skanuar situatën në PD, pas zgjedhjeve vendore.

I ftuar në MCN Tv, Alimehmeti tha se duhet të bëhet një vlerësim i pikave të forta dhe të dobëta, teksa theksoi se koalicioni “Bashkë Fitojmë” hyri në një garë të pabarabartë.

Alimehmeti shtoi se kryeministri Rama dekurajoi qytetarët duke iu thënë se nuk ishte problem nëse nuk votonin.

“Duhet kuptuar se këtu ka disa forca të ndryshme që kanë punuar në mënyra të ndryshme, ka pika të dobëta dhe të forta dhe te pikat e dobëta duhet punuar dhe te parimet që ne kemi si shtet për të shkuar drejt perëndimit. Një nga parimet që kemi si shtet demokratik është siguria e votës dhe janë njerëzit ata që shprehin mendimin e tyre, qoftë dhe perceptimin se ne kemi dhe njëlloj kontradikte që po ti pyesësh njerëzit 70% thonë që ne vendosëm sipas programit, por kjo nuk është e vërtetë sepse jam i bindur që votimi është emocional sepse nuk besoj se janë njohur me programet.

Duam apo jo ka dy forca më madhore, ne niseshim si koalicion, në një garë të pabarabartë, të gjitha këto janë në sytë e të gjithëve dhe të ndërkombëtarëve. Ajo nuk ishte një garë e ndershme dhe e drejtë, kur shkojmë tek parimet në fund fare duhet ti dëgjojmë njerëzit dhe ata që folën me votë dhe ata që heshtën. Dimë se për herë të parë një vend demokratik një kryeministër del zyrtarisht dhe bën fushatë për zgjedhje vendore dhe doli të dekurajonte qytetarët se nuk ka problem nëse nuk merrni pjesë në votime kur ajo është guri themeltar dhe në këtë drejtim nuk pamë ndonjë reagim nga ndërkombëtarët”, tha Alimehmeti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here